Ndryshe nga Franca, Gjermania, Spanja dhe të tjera shtete evropiane, Britania e Madhe e përjashton mundësinë e ashpërsimit të masave kufizuese para dhe pas Krishtlindjes.

 

Kryeministri Boris Johnson argumenton se të dhënat e deritanishme për variantin Omicron janë më pozitive krahasuar me “Delta-n”, sa i takon shtrimeve në spital dhe sëmundjes së rëndë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BORIS JOHNSON

 

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Megjithëse koha për të blerë dhurata teorikisht po mbaron, ka ende një gjë të mrekullueshme që mund t’i jepni familjes suaj dhe kjo është vaksinimi. Pandemia nuk ka mbaruar ende por nuk ka vend për panik, imunizimi i plotë dhe ai përforcues është mbrojtja më e mirë. Ne duhet ta ndalojmë përhapjen e variantit të ri.”

 

Një ditë më parë, Agjencia Britanike e Shëndetit Publik deklaroi se personat e infektuar me variantin Omikron kanë rreth 50 deri 70% më pak gjasa të përfundojnë në spital sesa ata të infektuar me variantin Delta. Transmetueshmëria mbetet tejet e lartë dhe rastet janë identifikuar kryesisht tek moshat e reja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani, më shumë se 82 për qind e britanikëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës COVID-19, ndërsa më shumë se 55 përqind kanë marrë edhe injeksionin përforcues.

 

Ndërkohë, në Francë autoritetet shëndetësore kanë vendosur që të rriturit të marrin vaksinën përforcuese kundër COVID-19, vetëm tre muaj pas dy dozave të para.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";