“Jo izolimit, jo vaksinës”/ Mijëra njerëz refuzojnë planin për “pasaportën dixhitale”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo izolimit, jo vaksinës”/ Mijëra njerëz refuzojnë planin për “pasaportën dixhitale”

Ashpërsimi i masave anticovid dhe certifikimi i vaksinimit ka shkaktuar zemërimin e mijëra qytetarëve në disa vende evropiane.

 

Njerëzit mbushën  rrugët e Kopenhagenit, në Danimarkë, për të protestuar kundër kufizimet antiCovid te qeverisë dhe planet e saj për një çertifikatë dixhitale të vaksinimit.

 

Advertisement

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit duke shprehur refuzimin e “pasaportës” për vaksinën, e cila do të përdorët për udhëtuar ne vendet e tjera. Ndërsa ajo diskutohet per tu përdorur edhe ne  ngjarjet sportive, kulturore si dhe restorante.

 

Organizatorët e protestës thanë se një pasaportë e tillë nënkupton një detyrim për t’u vaksinuar dhe përbën një kufizim të mëtejshëm të lirisë së individit.

 

Advertisement

Edhe pse kufizimet në Zvicër kanë qenë më të lehta, krahasuar me disa vende të tjera, qytetarët mbushën rrugët për te kundërshtuar masat.

 

Disa prej tyre ishin të veshur me kostume të bardha mbrojtëse e për të shprehur pakënaqësinë ndaj rregullave që synojnë të kufizojnë përhapjen e pandemisë COVID-19./ Vizion Plus

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy