Jo dozë e tretë me Pfizer/ Komiteti në SHBA kërkon më shumë të dhëna shkencore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo dozë e tretë me Pfizer/ Komiteti në SHBA kërkon më shumë të dhëna shkencore

Komiteti këshillues për vaksinat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka votuar kundër autorizimit të dozave përforcuese të vaksinës Covid-19 të kompanisë Pfizer.

 

Pas disa orësh diskutimi me përfaqësuesit e Pfizer-it , ekpertët vendosën me 16 vota kundër miratimit të injektimit me një dozë të tretë.

 

Advertisement

Shkencëtarët deklaruan se u nevojiten më shumë të dhëna mbi efikasitetin e vaksinimit.

 

Në fillim të kësaj jave, kompania Pfizer informoi zyrtaret e FDA-së që efikasiteti i vaksinës së saj bie me rreth gjashtë për qind çdo dy muaj pas dozës së dytë, edhe për këtë arsye kërkojnë administrimin e dozës së tretë.

 

Advertisement

Shumë vende në Bashkimin Evropian kanë miratuar injektimin me dozën përforcuese për grupet më të rrezikuara.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy