“Jeta është e shkurtër…”/ 22-vjeçarja humb jetën tragjikisht në aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jeta është e shkurtër…”/ 22-vjeçarja humb jetën tragjikisht në aksident

Influencuesja Júlia Hennessy Cayuela, vetëm 22 vjeçe, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor në Brazil.

 

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Daniel Cayuela , ishin duke udhëtuar përgjatë autostradës kur u përplasën nga një kamion. Megjithatë, shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

 

Advertisement

Júlia u transportua me helikopter në një spital aty pranë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

 

Një ditë para aksidentit, Júlia kishte postuar një “Instagram” një foto ku shfaqej duke pozuar krah partnerit të saj, Daniel, teksa bashkangjitur shkruante:

 

Advertisement

“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi – Unë, ti, Zoti dhe rruga! Edhe ëndrrat e tua janë të miat @danielcayuela.”

 

Nga ana tjetër, Daniel u plagos rëndë në aksident, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy