Futet në përdorim “Entrektinib”, një ilaç i ashtuquajtur tumori-agnostik – do të thotë se mund të trajtojë shumë lloje të sëmundjes pavarësisht nga vendndodhja e tyre në trup.

E bërë nga Roche, ajo ndryshon nga trajtimet konvencionale të cilat bazohen në vendin ku ka lindur tumori – siç është në gji apo prostatë. Është ilaçi i dytë i tillë që do t’i jepet drita jeshile pas larotrektibit i cili u aprovua në fillim të këtij viti.

Entrektinib është vendosur të përdoret fillimisht mbi 700 pacientë – të moshës 12 vjeç e sipër të cilët vuajnë nga lloje të rralla të kancerit të quajtura fusions NTRK. Nëse është e suksesshme, kjo mund të hapë rrugën për një epokë të kujdesit të personalizuar të kancerit, duke u dhënë shpresë atyre që kanë mbetur pa mundësi trajtimi.

Ilaçi u aprovua nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";