Komandanti i Forcave Tokësore të ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Tamir Yadai ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta“The Times of Israel”, ku  raportoi se gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Sipas gazetës në fjalë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant kanë miratuar kërkesën për dorëheqje.

Gjeneralmajori Yadai pas miratimit të kërkesës për dorëheqje do të qëndrojë si komandant i Forcave Tokësore deri në zëvendësimin e tij, por do të jetë me leje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";