“Jemi policë, vendosi paratë në koshin e plehrave të të shpëtojë djali nga burgu”, bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini dhe i marrin 98 mijë euro

Katër bullgarë janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për mashtrim.

Bullgarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë një 63-vjeçareje shqiptare në Santorini 98.500 euro. Të premten e kaluar, e moshuara mori një telefonatë, pas të cilës ishte një djalë dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur. Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash.

Por pasi e kuptoi mashtrimin, 63-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe uniformat blu në Greqi kanë bërë të mundur identifikimi i tyre u bë përmes kamerave të sigurisë, si dhe u kanë sekuestruar shumën e parave që i kishin marrë shqiptares./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";