Japonia ka pezulluar një lot të vaksinës Covid-19 të Modernës pasi një substancë e huaj u gjet në një shishkë.

Autoritetet bëjnë të ditur se kjo u evidentua nga një farmacist në Prefekturën Kanagaëa, i cili pa disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës. Farmacisti gjeti grimcat e zeza, ndërsa kontrollonte për substanca të huaja para përdorimit të vaksinës.

Rreth 3,790 njerëz kishin marrë ndërkohë doza nga ky grup, ndërsa pjesa tjetër e këtijn loti është pezulluar.

Kjo vjen në më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milionë dozave të vaksinës Moderna për shkak të kontaminimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raportet e mediave lokale thonë se nuk ka asnjë provë deri tani për ndonjë rrezik shëndetësor të shkaktuar nga vaksina potencialisht e kontaminuar.