Ja formacionet e mundshme të duelit të vitit Manchester City vs Chelsea

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ja formacionet e mundshme të duelit të vitit Manchester City vs Chelsea

Chelsea dhe Manchesteri City i japën këtë të premte dorën e  fundit përgatitjeve për finalen e vitit në futbollin e klubeve ne Europe, atë të Champions League.

 

Përplasja britanike e spostuar për tu luajtur në Dragao Të Portos në Portugali për shkak të situatës jot ë mirë të pandemisë në Stamboll atje ku do të duhej të luhej sipas kalendarit,  do të ndiqet nga afër nga 16 mijë e 500 tfiozë, lajm I mirë për klubet finalist të championsit por edhe futbollin në tërësi.

 

Advertisement

Tek qytetarët shpenzimet e udhëtimit për afrësisht 6 mijë tifozë të Manchester City janë hequr nga sheiku Mansur, I cili mezi prêt që pas suksese të mëdha në Angli, skuadra e tij të pushtojë europën.

 

Pep Guardiola pritet që ti qëndroje besnik linjës së tij për të mos përdorur në formacion asnjë sulmuesin tipik nga ata që ka në organikë si Gabriel Zhesus apo Aguero, por do të vazhdojë ti besojë treshes Kevin De ZABrojnë, Mahrez dhe Fill Foden për të corientuar mbrojtjen kundërshtare e për të mos pasur pikë referimi përpara.

 

Advertisement

Në krahun tjetër Chelsea ka avantazhin e të qënit një skuadër me këmbë më të fresketa sidomos në fazën offensive, aty ku Tuhel ka shumë alternative, që nga verner, Pulisic dhe Maunt e deri tek Zijek, Kai Havertz, Hudson-Odoi etj. Pjesa e dytë e sezonit shumë e mirë, dhe dy fitoret e fundit kundër City-t në kupë dhe kampionat e bëjnë optimist teknikun gjerman ndonëse në leter janë kampionet e rinj të Anglisë favorit. Përballja e madhe Manchester City vs Chelsea do të gjykohet nga I mirënjohuri spanjoll Mateo Lahoz dhe do të transmetohet të shtunën në orën 21:00 në Tring dhe Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy