Ushtria izraelite ka vijuar sulmet në shkallë të gjerë, nga ajri dhe nga toka në Rripin e Gazës.
Te pakten 600 objektiva te Hamasit jane shenjestruar nga forcat izraelite , ndersa dhjetra luftetare te grupit terrorist jane vrarë brenda ndertesave.
Nderkohe tanket po i afrohen edhe periferise se qytetit te Gazes dhe po qellojne ne drejtim te cdo automjeti. Ata tani janë afër një kryqëzimi që lidh pjesë të ndryshme të qytetit .
Nese forcat izraelkite arrijnë te marrin kontrollin e ketij kryqezimi,do të ndajnë efektivisht jugun dhe veriun e qytetit , duke penguar ndjeshëm lëvizjen e civileve.
Izraeli ka bombarduar po ashtu te gjitha banesat perreth spitalit Al –Quds, ndersa te pakten 14000 njerez kane kerkuar strehim ne kete institucion shendetesor.
Nderlkohe jane raportuar konfrontime mes banoreve dhe forcave te ushtrise izraelite edhe ne Bregun Perendimor.
Nga ana tjeter grupi terrorist i Hamasit ka deklaruar se kane sulmuar qytetin Netivot ne jug te izraelit,por deri me tani nuk raportohet per viktima. Raketat e lëshuara nga Libani nga Hezbollahu depertuan më thellë brenda Izraelit, duke mos u kufizuar më në rrezen prej dy ose tre kilometrash pranë kufirit.
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka bere me dije se Uashingtoni nuk do te dergoje trupa në Izrael ose Gaza. Ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet te mblidhet serish dhe të diskutojë operacionin masiv të Izraelit në Gaza si dhe situatën e rëndë humanitare në terren.
Per sa i perket ndihmave humanitare Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se mori 10 kamionë ndihma përmes pikës kufitare Rafah që përmbante furnizime ushqimore dhe medikamente mjekësore . Numri i përgjithshëm I kamioneve deri më tani ka arritur në 94, ndërsa karburanti ende nuk eshte lejuar të hyjë.Bilanci sa vjen e behet me tragjik ku rreth 8000 persona kane humbur jeten nga rradhet e palestinezeve ndersa me shume 1400 te tjere jane izraelit.