Nga The Economist
Përktheu: Vizionplus.tv
Gjykatat e Izraelit u kthyen në shërbimin normal më 4 dhjetor pas një pauze dy mujore për shkak të luftës në Gaza.
Ndër gjyqet që do të rifillonin ishte ai i kryeministrit Benyamin Netanyahu, i cili akuzohet për ryshfet dhe tre për mashtrim. Ai i mohon të gjitha këto akuza.
Akuzat janë ngritur që prej katër vitesh ndaj tij dhe kanë qenë në qendër të debatit në politikën e Izraelit.
Netanyahu ka refuzuar të japë dorëheqjen gjatë gjyqit, duke argumentuar se procesi nuk do të pengonte punën e tij si kryeministër.
Megjithatë, tani avokatët e tij po kërkojnë një shtyrje, duke thënë se ai nuk ka kohë për t’u përgatitur për mbrojtje pasi vendi gjendet në luftë.
Por a është me të vërtetë Netanyahu duke e udhëhequr Izraelin gjatë kësaj lufte?
Zyrtarët izraelitë pretendojnë se vendimet ushtarake po merren kryesisht nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, sëbashku me dy ish-gjeneralë të tjerë, Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot. Të dy ata janë liderët të partisë centriste të Unitetit Kombëtar.
Ata iu bashkuan qeverisë si pjesë e një kabineti lufte menjëherë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor .
Ky grup, i cili ka pesë anëtarë gjithsej, merr të gjitha vendimet kyçe që kanë të bëjnë me luftën, kurse Netanyahu është kryesisht i izoluar brenda këtij rrethi.
Gallant, një anëtar i partisë Likud të kryeministrit, nuk ka ndonjë dashuri të madhe për liderin e tij që kur Netanyahu u përpoq më kot ta shkarkonte atë në mars. Por, edhe Netanyahu është më i kujdesshëm tani ndaj tij.
Tre ish-gjeneralët në kabinetin e luftës janë shumë më afër me gjeneralët në shërbim në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) se sa Netanyahu, mbi të cilët kryeministri është përpjekur të hedhë të gjithë fajin për sulmin e 7 tetorit.
Kjo ishte kur Hamasi e kapi Izraelin të papërgatitur me një sulm të papritur shkatërrues që mori jetën rreth 1200 izraelitë.
Ndër vendimet, mbi të cilat Netanyahu ka ushtruar pak ndikim ishte momenti i ofensivës së fundit tokësore në Gaza.
Një tjetër moment delikat ishte pranimi i një armëpushimi njëjavor me Hamasin në këmbim të lirimit të 110 pengjeve kryesisht gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve të lartë izraelitë.
Kryeministri, ndërkohë, është bllokuar brenda një koalicioni të linjës së ashpër.
Para luftës, partitë kryesore të qendrës kishin refuzuar t’i bashkoheshin një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër i gjykuar për korrupsion.
Kështu, një vit më parë, Netanyahu u kthye në pushtet pas 18 muajsh në opozitë, duke e vënë veten në mëshirën e partive të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë për të formuar një shumicë.
Janë ata që e kanë tani në dorë fatin politik të Netanyahut.
Si rezultat, Netanyahu ka shumë pak pushtet mbi buxhetin, i cili kontrollohet nga partitë fetare në koalicionin e tij.
Ata kanë ndarë miliarda shekel për kolonët dhe shkollat fetare në Bregun Perëndimor.
Ai nuk mund të bllokojë as politika të tjera të krahut të djathtë, siç është çështja e debatit mbi lejimin e armëvë te civilët e hedhur për konsum nga Itamar Ben-Gvir, i cili drejton partinë e ekstremit të djathtë Fuqia Hebraike.
Paraliza politike e Netanyahut do të thotë se ai nuk mund të planifikojë se çfarë të bëjë me Gazën kur të ndalojnë luftimet.
Krahu ekstrem i koalicionit të tij dëshiron të mbajë forcat e armatosura izraelite përgjithmonë në Gaza. Por aleati kryesor i Izraelit, Amerika, dëshiron që Izraeli të tërhiqet plotësisht për të lejuar që një Autoritet Palestinez i rigjallëruar të marrë kontrollin.
Megjithatë, nën presionin e ministrave të tij të ekstremit të djathtë, Netanyahut i është dashur të vërë veton ndaj bashkëpunimit me partinë parlamentare, të cilës ministri i tij i financave po i heq fondet.
Netanyahu ekspozon dobësinë e tij politike me paaftësinë për të frenuar ministrat e rinj që po bëjnë komente nxitëse dhe që në fakt dëmtojnë Izraelin në arenën ndërkombëtare.
Këto përfshijnë ministren e inteligjencës, e cila bëri thirrje që populli i Gazës të rivendoset në Egjipt dhe ministri i trashëgimisë, i cili komentoi mbi hedhjen e një bombe bërthamore në Gaza.
Ka një rebelim brenda partisë në pushtet Likud.
Gallant dhe ministri i pavarur i biznesit, Nir Barkat, janë ndër ata që duket se po mendojnë për sfidat për udhëheqjen. Por Netanyahu ende kontrollon partinë e tij dhe do të jetë e vështirë të shkarkohet.
Ka dy mënyra për të zëvendësuar kryeministrin. Njëra është përmes një mocioni “mosbesimi” ku shumica e Knesset, voton për një kryeministër të ri nga radhët e anëtarëve të tij.
Së shpejti mund të ketë një shumicë parlamentare kundër Netanyahut, por Knesset i përçarë ka shumë më pak gjasa të bjerë dakord për një zëvendësim.
Një rezultat më i besueshëm për shkak të uljes së intensitetit të luftës në Gaza do të ishte shpërndarja e parlametit dhe kalimi në zgjedhje të reja.
Në këtë rast, zgjedhjet e gjashta të Izraelit në më pak se gjashtë vjet do të mbaheshin nga mesi i vitit 2024. Edhe një herë, çështja kryesore në lojë do të ishte mbijetesa politike e Netanyahut. /vizionplus.tv