Ushtria izraelite dha sot urdhra për evakuimin urgjent të banorëve nga zonat e Libanit lindor dhe jugor, bastionet e Hezbollahut, duke paralajmëruar se do të nisë një sulm së shpejti.
Mëngjesin e sotëm, Avihai Andrai, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, lëshoi një “paralajmërim urgjent për banorët e rajonit Bekaa”, në Libanin lindor, në platformën X.
Ai shpërndau dy mesazhe në arabisht të shoqëruara me fotografi ajrore në të cilat disa ndërtesa ishin shënuar me të kuqe.
Mesazhi i parë kishte të bënte me “banorët e ndërtesës të shënuar në hartë në zonën e Temninit,” shpjegoi Andrai.
Mesazhi i dytë iu drejtua banorëve “të zonës Saraain al-Tahta dhe ndërtesave fqinje”.
“Ju jetoni pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut që do të jenë në shënjestër nga forcat e mbrojtjes në të ardhmen e afërt”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, duke u kërkuar banorëve që të lëvizin “të paktën 500 metra” larg objektivave./vizionplus.tv