Ushtria izraelite më 8 nëntor publikoi video që tha se shfaq inxhinierët duke hyrë dhe duke hedhur në ajër tunelet e ndërtuara nga grupi militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, forcat e Izraelit kanë shkatërruar 130 tunele që kur nisi lufta me Hamasin më 7 tetor.

Videoja e publikuar shfaq pamje të incizuara nga kamera e trupit e një ushtari që gjendet brenda, asaj që Izraeli e përshkroi si tunel të Hamasit, e ndërtuar me mure prej betoni. Një pjesë tjetër e videos shfaqi hyrjen në një tunel të supozuar afër ndërtesave të shkatërruara. Në videon e shfaqur po ashtu u panë buldozerë duke nxjerrë rërë e po ashtu u dëgjuan shpërthime që dukej se shkatërronin hyrjet e tuneleve.

Ushtria izraelite nuk tregoi lokacionin se ku ishin incizuar videot, prandaj vërtetësia e tyre nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hamasi besohet se ka një rrjet masiv të tuneleve nëntokësore në Gazë, që i lejon grupit të transportojë armë, furnizime, por edhe lëvizjen e luftëtarëve.

Që kur nisi lufta, pas sulmit të Hamasit në Izrael që la të vrarë 1.400 persona, ushtria izraelite ka sulmuar nga ajri lagjet e banuara në Rripin e Gazës, duke thënë se sulmet kanë në shënjestër sistemin e tuneleve të Hamasit apo komandantët e këtij grupi. Por, sulmet ajrore kanë shkaktuara dëme edhe në infrastrukturën civile, përderisa sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga luftimet janë vrarë mbi 10.000 palestinezë./R.E.L