Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë.
Ndërkohë, lufta shkatërruese në Gaza hyn sot në muajin e saj të shtatë, teksa negociatorët nga SHBA, Egjipti, Katari, Izraeli dhe Hamasi takohen sërish në Kajro në një përpjekje të shumëfishtë për të arritur një armëpushim që do të lidhet me lirimin e pengjeve.
Izraeli ndodhet nën presion si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda vendit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavën e rrethuar.
Mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv dhe më gjerë pati një mobilizim të madh kundër Netanyahut, duke kërkuar dorëheqjen e tij, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve./vizionplus.tv/