Luftimet e ashpra mes Izraelit dhe Hamasit kanë hyrë në javën e dytë me sulme ajrore dhe raketa që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

 

Edhe mëngjesin e të hënës Izraeli ka vijuar intensivisht me sulmet ajrore në disa zona të Gazës, ndërsa Hamasi është kundërpërgjigjur duke hedhur breshëri raketash në Izraelin jugor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kane goditur 35 objekte ku dyshohet se fshiheshin ushtaret dhe shkatërruan më shumë se 15 km të një rrjeti tuneli që i përkiste Hamasit. Zyrtarët në Gaza kanë njoftuar se sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të  energjisë elektrike, ndërsa janë dëmtuar qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

 

Sipas autoriteteve palestineze e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve me Izraelin,ku janë vrarë mbi 42 persona. Deri tani raportohet se jane vrare te pakten 197 palestineze, shume prej te cileve femije dhe gra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa ushtria izraelite ka theksuar  se ka shënjestruar udhëheqësit dhe infrastrukturën e lidhur me Hamasin dhe jo qytetaret.

 

Ndërkohë, një ditë më parë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent për të diskutuar situatën në Lindje të Mesme, por nuk u arrit dakordësia për miratimin e një deklarate të përbashkët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield tha se SHBA-të ishin të gatshme të ofronin mbështetje vetëm nëse dy palët kërkojnë një armëpushim. Ndërkohë diplomatet izraelite dhe palestinezë hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për krime lufte dhe për përshkallëzimin e dhunës.

 

Këtë të martë ministrat e punëve të jashtme të bashkimit evropian do të mblidhen në një takim urgjent për të diskutuar rreth situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";