Izraeli shton bombardimet, sulmet e fundit në Rafah shkaktojnë 27 të vrarë dhe shumë të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtria Izraelite ka intensifikuar sulmet në të gjithë Rripin e Gazës gjatë orëve të fundit.  27 persona raportohet të jenë vrarë në të gjithë vendin.

Zhvillimet e fundit vijnë pas një paralajmërimi të dytë për evakuim që Izraeli lëshoi të shtunën për zonën e Rafah.

Më shumë se 100 mijë palestinezë u panë duke u larguar prej aty, në kolona të gjata, disa në makina e të tjerë në këmbë.

Udhëzimet e reja të evakuimit të ushtrisë izraelite sugjerojnë se një ofensivë e ardhshme do ti çojë forcat e ushtrisë në qendër të Rafahut.

Advertisement

Sipas dëshmitarëve, tanket janë vendosur tashmë në disa rrugë që ndajnë qendrën e Rafah nga lagjet e evokuara javën e fundit.

Sulmet e fundit të Izraelit vijnë pas paralajmërimeve të shumta të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se një gjë e tillë do të ishte shkatërruese për popullin në Rripin e Gazës.

Paralajmërimet e aletëve perëndimorë dhe presidentit të SHBA gjithashtu nuk e kanë ndalur kabinetin e luftës në Tel Aviv ta dërgojë ushtrinë deri në skajin më jugor të Rripit të Gazës.

Ndërkohë mijëra izraelitë dolën në rrugë të shtunën duke kërkuar që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi që prej 7 muajsh.

Advertisement

Disa protestues bllokuan një autostradë kryesore në Tel Aviv përpara se të shpërndaheshin nga policia, e cila përdori ujë për të zmbrapsur turmën. Të paktën tre persona janë arrestuar.

Me fotografi e postera në duar, protestuesve iu bashkuan familjarë e të afërm të pengjeve. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy