Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për fatin e civilëve në Rafah të Gazës jugore, ndërsa ushtria izraelite harton plane për një ofensivë në qytetin jugor që kufizohet me Egjiptin.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës besohet të jetë në Rafah, me shumicën e njerëzve të zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës së rrethuar të grumbulluar në një qytet të improvizuar me tenda.

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se një sulm i tillë do të kishte pasoja shkatërruese.

Shqetësimi vjen në rritje ndërsa bisedimet për pengjet dhe armëpushimin ndërmjet drejtorit të CIA-s, Bill Burns, shefit të Mossad-it, David Barnea dhe zyrtarëve të Katarit dhe Egjiptianë në Kajro , vijojnë ende edhe pas rreth 24 orësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hamasi deklaroi për mediat ndërkombëtare se do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në takimin në Kajro nëse bisedimet aktuale përparojnë më tej./vizionplus.tv/