Autoritetet izraelite shkatërruan një pllakë me një flamur turk në të në Jerusalem. Sipas mediave turke, pllaka u vendos nga Turqia pas një projekti restaurimi në një varrezë në lindje të Jerusalemit, për të shënuar kontributin e Turqisë në këto anë.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit kanë shënuar “rënie” në mënyrë drastike në vitin 2010, pasi 10 aktivistë u vranë pas një sulmi detar izraelit në një anije të ndihmës turke, Mavi Marmara, në rrugë për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e bllokuar të Gazës.

Ngjarja shkaktoi një krizë të paparë pas dekadash marrëdhëniesh paqësore turko-izraelite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, zyrtarët turq vazhdojnë të kritikojnë politikat e Izraelit rreth Palestinës, përfshirë rreth vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin dhe situatën humanitare në Gaza.