Shpërthime të rënda u dëgjuan sot në Damask, sipas gazetarëve të AFP-së. Më herët një OJQ raportoi se forcat ajrore të Izraelit kishin nisur më shumë se 300 sulme ajrore në Siri pasi rebelët pushtuan Damaskun dhe Assad u rrëzua.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, raportoi për “pothuajse 310 sulme” të kryera nga “forca ajrore izraelite” që nga mëngjesi i djeshëm të së dielës.
Sipas të njëjtës organizatë, forcat e armatosura izraelite prej dy ditësh kanë sulmuar objektet kryesore të forcave të armatosura siriane për të shkatërruar kapacitetet e tyre.
Several MiG-29s of the Syrian Air Force were claimed to have been destroyed yesterday, as a result of Strikes by the Israeli Air Force on Khalkhalah Air Base in the Suwayda Governorate. pic.twitter.com/T7sWOXQPwU
Advertisement— OSINTdefender (@sentdefender) December 9, 2024
Sipas kësaj organizate, e cila e ka bazën në Britani dhe bazohet në një rrjet të gjerë burimesh në Siri, forcat ajrore izraelite kanë shkatërruar aeroporte, radarë, depo armësh dhe municionesh, qendra kërkimore të ushtrisë, ndërsa kanë shkaktuar dëme ose fundosje të anijeve të marinës siriane, ndërsa goditën edhe një njësi të mbrojtjes kundërajrore pranë portit të madh të Lattakisë, në pjesën veriperëndimore të vendit.
After earlier reports of extensive IDF strikes on the Syrian port city of Latakia, videos have now emerged showing heavy strikes against Syrian naval infrastructure and assets still in the port. These strikes are the latest in a rash of Israeli strikes to diminish and destroy the… pic.twitter.com/Uf3asxRWh6
— OSINTdefender (@sentdefender) December 9, 2024
Advertisement
Netanyahu: Golani i aneksuar do të mbetet nën kontrollin izraelit “për përjetësi”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje të hënën se pjesa siriane e okupuar dhe aneksuar nga Izraeli do të vazhdojë t’i përkasë vendit të tij “për përjetësi”, një ditë pas rënies së presidentit sirian Bashar al-Assad .
“Sot, e gjithë bota e kupton rëndësinë kapitale të pranisë sonë në Golan”, tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp.
“The Golan Heights will forever be an inseparable part of Israel.
AdvertisementThe collapse of the Syrian regime is a direct outcome of the severe blows we have dealt on Hamas, Hezbollah, and Iran.”
— Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu pic.twitter.com/CbiDWqy3Dq
— Global Intel Watch (@WAffairsBlog) December 10, 2024
Golani, i cili ka pamje nga kodrat e Galilesë dhe liqeni Tiberias në Izraelin verior, “do të mbetet pjesë e shtetit të Izraelit përgjithmonë”, tha shefi i qeverisë izraelite.
Ushtria izraelite pushtoi një pjesë të kësaj pllajë siriane në vitin 1967 dhe zmbrapsi një ofensivë siriane për të rimarrë territorin e humbur gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1973. Izraeli aneksoi Golanin në vitin 1981.
Netanyahu njoftoi se ai kishte urdhëruar ushtrinë e tij të “marrë kontrollin” e një zone tampon që kufizohet me një pjesë të pjesës së pushtuar dhe të aneksuar nga Izraeli të Golanit.
Përparimi i trupave izraelite në këtë zonë është një “shkelje” e marrëveshjes së shkëputjes së vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë, theksoi dje një përfaqësues i OKB-së./vizionplus.tv