Konflikti mes Izraelit e palestinezëve është shkallëzuar në mënyrë të rrezikshme. Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, aviacioni ushtarak izraelit u kundërpërgjigj me sulme hakmarrëse.

“Ne nuk do të durojmë sulme ndaj territorit tonë, kryeqytetit tonë, qytetarëve tanë dhe ushtarëve tanë”, deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. “Ata që na sulmojnë ne do të paguajnë një çmim të lartë”, shtoi Netanjahu pas sulmeve të palestinezëve militantë nga Rripi i Gazës. Hamasi radikal islamik ka tejkaluar “vijën e kuqe”.

Sipas të dhënave ushtarake, palestinezët kishin qëlluar të hënën me 200 raketa në drejtim të Izraelit, me objektiv edhe Jeruzalemin. Një duzinë prej tyre ishin kapur nga sistemi i mbrojtjes raketore, të tjera ranë në zona të pabanuara, tha ushtria izraelite. Në qyteti Ashkelon u godit një pallat, gjashtë vetë u plagosën.

Kurse pas kundërsulmeve izraelite në Rripin e Gazës sipas një njoftimi kanë humbur jetën të paktën 20 vetë, mes tyre edhe fëmijë. Sipas Hamasit edhe një nga komandantët e organizatës ndodhet mes të vrarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shkallëzim i ri i pakuptimtë”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi nga shkallëzimi i dhunës në rajon dhe dënoi “ashpërsisht” sulmet me raketa nga Rripi i Gazës dhe kërkoi si nga palestinezët edhe Izraeli “përmbajtje maksimale”. Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas diplomatëve, përfundoi pa një qëndrim të përbashkët për shkak të rezistencës së SHBA.

Një zëdhënës i të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha në Bruksel, se “goditja me raketa nga Rripi i Gazës në Izrael është tërësisht e palejueshme”. Në të njëjtën kohë ai bëri thirrje për një ndalim të dhunës në zonën e Jordanit Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Jeruzalemin lindor. Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas shkroi në twitter se “goditja me raketa ndaj popullsisë civile izraelite nuk justifikohet me asgjë, dhe nuk sjell asnjë lloj kontributi në zgjidhjen e konfliktit, por është një shkallëzim i ri i pakuptimtë. Të gjitha palët kanë detyrimin të pengojnë viktima të tjera mes civilëve.”

Izraeli injoron ultimatumin

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga e premtja, Jeruzalemi lindor është kthyer në shesh trazirash të ashpra mes forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve. Shkak për këtë u bë kërcënimi për të nxjerrë me detyrim nga shtëpitë familjet palestineze në lagjen Sheik Xharah. Zona, ku ata jetojnë pretendohet nga ngulimet izralite. Edhe të hënën ka pasur përplasje të ashpra, sipas raportimeve në media, ku janë plagosur më shumë se 300 vetë. Hamasi kishte vendosur më parë një ultimatum për largimin e të gjithë policëve izraelitë nga zona e konfliktit. Kur Izraeli nuk iu përgjigj këtij ultimatumi, filluan të hënën në mbrëmje sulme masive me raketa kundër Izraelit. Për sulmet e mori përgjegjësinë krahas Hamasit edhe grupimi “Xhihadi islamik”.

Statusi i Jeruzalemit lindor është një nga çështjet qendrore në konfliktin e lindjes së Afërt. Izraeli e pretendon Jeruzalemin si “kryeqytet të përjetshëm të pandashëm”, kurse palestinezët i mbeten besnik kërkesës së tyre për të pasur Jeruzalemin lindor si kryeqytet të tyre./ Burimi: DW