
Ende pa zbardhur dita e 13 e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ushtria izraelite ka rinisur bombardimet në Gaza, ku të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen dhe 21 janë plagosur, pas raketave të lëshuara në Rafah.
Gjithashtu, mësymjet kanë vijuar edhe në Bregun Perëndimor, ku forcat izraelite kanë zhvilluar një inkursion dhe prej përleshjeve kanë gjetur vdekjen disa palestinezë, mes te cileve edhe dy adoleshentë.
Frika më e madhe megjithatë mbetet ajo e përhapjes së konfliktit rajonal, me grupimin militant Hezbollah në Liban, i cili është mobilizuar dhe tensionet në veri të Izraelit mbeten të shumta.
Po ashtu avionët luftarakë izraelitë kanë gjuajtur disa raketa në katër kulla banimi në qendër te Gazes
Luftime ka patur edhe në rrugen qe te con ne piken e kalimit kufitar me Egjptin ku dhe do te dergoheshin ndihmat, cka po e veshtireson situaten humanitare ne Gaza.
Ndërkohë kryeministri i Britanise se madhe Rishi Sunak po zhvillon nje vizite ne Izrael, ku dhe eshte takuar me homologun e tij Benjamin Netanjahu.
Bilanci i të vrarëve po rritet nga ora ne ore ku deri me tani jane shenua me shume se 4000 viktima nga te dyja palet.