Izraeli përgatitet për operacione tokësore kundër Hamasit, në gatishmëri edhe 7 mijë rezervistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli përgatitet për operacione tokësore kundër Hamasit, në gatishmëri edhe 7 mijë rezervistë

Ushtria izraelite tha se trupat e saj “janë duke u përgatitur për operacione tokësore” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Këta të fundit kanë vazhduar të hedhin raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa sulmet ajrore izraelite në enklavën palestineze kanë vazhduar të marrin jetë njerëzish.

Mbi 70 palestinezë janë vrarë qysh më 10 maj, përfshirë disa fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Zyrtarët shëndetësorë në Izrael thanë se shtatë njerëz janë vrarë atje.

Advertisement

Me gjithë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar se armiqësitë në rajon mund të dalin jashtë kontrollit, ushtria izraelite tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë dhe se Izraeli po përgatitet për “skenarë të shumtë”.

“Kemi njësi tokësore që janë përgatitur dhe janë në faza të ndryshme të përgatitjes së operacioneve tokësore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gants, tha se ka urdhëruar “përforcim masiv” të forcave të sigurisë, për të ndihmuar në kontrollin e trazirave. Pervec dergimit te përforcimeve rezervë në kufirin e Gazës, në zonën ku po ndodhin konfliktet, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ka thirrur edhe 7 mijë rezervistë

Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, tha të mërkurën se “konfrontimi me armikun është i hapur”.

Advertisement

Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy