Vdekja e një tjetër ushtari të hënën e ka çuar në 104 numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë, që nga nisja e ofensivës tokësore më 27 tetor. Të dhënat u përditësuan nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit ku theksohet se ushtari i fundit ndërroi jetë tre javë pas plagëve të marra.
Ky vjen pas një njoftimi të mëparshëm ku thuhej se tre ushtarë të tjerë izraelitë kishin vdekur.
Nga ana tjetër, në Gaza janë vrarë të paktën 18,205 ushtarë.
Po ashtu, këtë të martë Izraeli njoftoi se ka shkatërruar më shumë se 22 mijë objektiva në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, kur më shumë se 240 njerëz u morën peng dhe rreth 1,200 njerëz u vranë./vizionplus.tv/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";