Izraeli parashtron planin për ofensivën në Rafah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli parashtron planin për ofensivën në Rafah

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën se ushtria “i paraqiti Kabinetit të Luftës një plan për evakuimin e popullsisë nga zonat e luftimeve në Rripin e Gazës dhe planin për operacionin e pritshëm”.

Deklarata erdhi pas zotimit të kryeministrit Netanyahu për të çuar përpara planin për ndërhyrje tokësore në qytetin Rafah në jug të Gazës, ku është zhvendosur më shumë se gjysma e populsisë së rajonit, për të gjetur strehë nga luftimet.

Njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit nuk përmbante detaje se ku mund të zhvendoseshin palestinezët.

Qyteti Rafah gjendet në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Zonat në veri janë janë shkatërruar gjatë luftimeve katërmujore ndfërsa Egjipti ka deklaruar se nuk do të hapë kufijë e tij.

Advertisement

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për çdo plan që parashikon zhvendosje të popullsisë në Gazë si dhe për planet e Izraelit për një ofensivë në një zonë të populluar nga palestinezë që tashmë kanë nevojë për ndihma humanitare.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të hënën se ndihma humanitare në Gazë mbetet “krejt e pamjaftueshme” dhe se ofensiva e izraelit në Rafah do të dëmtonte rëndë përpjekjet për ndihma.

Izraeli njoftoi të hënën se kishte vrarë dhjetra militantë në zonën Zeytoun në lindje të qytetit të Gazës si edhe në qytetin Khan Younis.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 90 persona, duke e çuar bilancin e viktimave si pasojë e sulmeve izraelit në 29,782 të vdekur dhe 70,043 të plagosur. Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë 12 mijë luftëtarë të Hamasit.

Advertisement

Izraeli ndërmorri operacionin ushtarak për eleminimin e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit nga grupi Hamas, që sipas autoriteteve izraelite shkaktoi vdekjen e 1200 personave ndërsa 250 të tjerë u morën peng.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian./VOA/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy