Izraeli do të mbajë zgjedhjet e tij të katërta brenda dy vitesh, pasi një qeveri e unitetit e udhëhequr nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, nuk arriti të përmbushë një afat të buxhetit.

Parlamenti i Izraelit, Knesset, u shpërbë automatikisht më 23 dhjetor. Votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit në mars.

Netanyahu, ndaj të cilit po zhvillohet një gjyq për korrupsion, dhe rivali i tij Benny Gantz, fajësuan njëri-tjetrin për rënien e qeverisë.

Pas tri palë zgjedhjeve që nga prilli i vitit 2019, partia Likud e krahut të djathtë që e udhëheq Netanyahu dhe ajo e qendrës, Blu dhe Bardhë e Gantz, themeluan një qeveri uniteti në muajin maj për t’iu përgjigjur krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas marrëveshjes, Gantz, i cili është ministër i Mbrojtjes, do të merrte rolin e kryeministrit nga Netanyahu në gjysmën e mandatit katërvjeçar në nëntor të vitit 2021. Kritikët thonë se Netanyahu nuk e kishte ndërmend të zbatonte deri në fund marrëveshjen.

Koalicioni ka qenë jofunksional që nga fillimi, i nxitur nga mosbesimi, rivalitetet personale dhe ndryshimet e thella që vetëm u intensifikuan me kalimin e kohës.

Shkaku për rënien e qeverisë ishte pika e marrëveshjes së koalicionit që përcakton se qeveria duhet të miratojë një buxhet dy-vjeçar për 2020 dhe 2021. Netanyahu, megjithatë, hoqi dorë nga kjo, duke bërë presion që buxheti të miratohej vetëm për vitin aktual .

Lideri me shërbimin më të gjatë të Izraelit është përballur me protesta kundër udhëheqjes së tij dhe trajtimit të pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gantz zbehu mbështetjen ndaj tij në fillim të këtij viti kur ai hoqi dorë nga një premtim i fushatës për të mos ndarë kurrë pushtetin me Netanyahun./R.E.L