Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza gjatë natës. Forcat ushtarake izraelite shprehen se kanë kryer mbi 250 sulme në 24 orët e fundit.
Nga ana tjetër, Hamasi bëri me dije se si pasojë e sulmeve janë vrarë të paktën 50 civilë.
Izraeli mohon të ketë pasur objektiv civilët, duke deklaruar se janë goditur zona të terroristëve. Në një reagim u tha se është goditur rajoni Sajaiya, pranë qytetit të Gazës, një bastion i rëndësishëm i Hamasit.
Izraeli ndodhet përballë një sërë kritikash të shumë vendeve të botës që kërkojnë armëpushim dhe garantimin e sigurisë së civilëve./vizionplus.tv/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";