“Kolegët tanë në Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë – UNRWA – thanë se deri më sot, rreth 600,000 njerëz – një e katërta e popullsisë së Gazës – janë zhvendosur nga Rafah që nga 6 maji, ndërsa operacioni tokësor izraelit vazhdon”, tha zëvendës zëdhënësi i Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Farhan Haq, gjatë konferencës për shtyp në selinë e organizatës ndërkombëtare në Nju Jork.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se inkursione tokësore dhe luftime të ashpra u raportuan gjithashtu në Deir al-Bala, Gaza qendrore, si dhe në Jabalia (në veri). Shumë prej familjeve që lëvizin edhe një herë tashmë janë zhvendosur që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

“Pavarësisht nëse ata lëvizin apo qëndrojnë, civilët në Gaza duhet të mbrohen. Të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar në çdo kohë. Kjo gjithashtu do të thotë se nevojat themelore të qytetarëve – duke përfshirë ushqimin, strehimin, ujin dhe shëndetin – duhet të plotësohen, kudo që ata janë”, vuri në dukje Haq.

Qasja, raporton Farhan Haq, në shërbimet kritike shëndetësore në Gaza vazhdon të zvogëlohet ndërsa lëshohen urdhra të rinj evakuimi dhe intensifikohen operacionet ushtarake. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";