Më shumë se 1 milion izraelitë mbi 60 vjeç kanë marrë tashmë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, teksa qeveria miratoi injektimin “përfocues” në grupmoshën mbi 50 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë tha se vendi ndodhet në një “fazë kritike” të pandemisë dhe për këtë arsye morën këtë vendim. Izraeli është vendi i parë që miratoi dozën e tretë kundër Covid.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmeruar se do të marrin një vendim të ngjashëm. Doza përforcuese do të merret tetë muaj pasi është bërë vaksinimi plotë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka aprovuar vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare. Sipas autoriuteteve kosovare, një vendim i tillë vjen pas rekomandimit të ekspertëve nga Evropa dhe nga SHBA. Edhe Turqia ka vendosur nisjen e vaksinimit për grupmoshat mbi 15 vjeç. Sipas qeverise turke e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Maqedonia e Veriut ka ashpërsuar masat për udhëtarët duke kërkuar certifikatën e vaksinimit, testin PCR të negativizuar ose vërtetimin se kanë kaluar Covid-19. Por këto masa nuk përfshijnë fëmijët.