Çdo avancim i ushtrisë izraelite në zonën Rafah në Gazën jugore mund të shkaktojë vdekje masive për një milion palestinezë të bllokuar atje, me ndihmën humanitare në prag kolapsi.
Izraeli ka kërcënuar të avancojë nga Khan Younis, qyteti kryesor në Rripin jugor të Gazës, në Rafah, ku popullsia është pesëfishuar ndërsa njerëzit ikin për t’i shpëtuar bombardimeve, shpesh nën urdhër evakuimi, pasi Izraeli filloi sulmin e tij ndaj organizatës palestineze Hamas.
Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në strehimore me kushte të mjerueshme, të mbipopulluara, midis gardheve kufitare egjiptiane dhe izraelite dhe Detit Mesdhe, dhe nën terror nga forcat izraelite.
Mjekët dhe punonjësit shëndetësore po përpiqen të ofrojnë edhe ndihmën elementare dhe të ndalojnë përhapjen e sëmundjes.
“Asnjë luftë nuk mund të lejohet në një kamp të madh refugjatësh,” tha Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, duke paralajmëruar vrasje masive nëse operacionet izraelite zgjerohen atje.
Ndërkohë, Izraeli pohon se po ndërmerr hapa për të shmangur dëmtimin e civilëve dhe akuzon luftëtarët e Hamasit se fshihen mes tyre, duke përfshirë strehimoret, gjë që Hamasi e mohon.
Rreth 28,000 palestinezë janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, në një luftë që shpërtheu më 7 tetor kur militantët e Hamasit vranë 1,200 njerëz dhe morën 253 pengje në Izrael, sipas llogarive izraelite./vizionplus.tv/