Edhe fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç në Izrael do të duhet të jenë të pajisur me “Kartën e Gjelbër”.

 

Kjo masë e re u njoftua nga qeveria, e cila shpjegoi se do të hyjë në fuqi nga 18 gushti. Qeveria izraelite argumentoi se diçka e tillë bëhet për të shmangur një mbyllje tjetër, mes frikës së përhapjes së Delta-s.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Karta e Gjelbër” merret ose kur ke bërë vaksinën anti-COVID, ose me një test negativ, që ju jep të drejtë të kaloni dhe kryeni aktivitetet që doni brenda 24 orëve.

 

“Ekziston në fakt një garë midis përhapjes së Delta-s dhe fushatës së vaksinimit. Ne duhet të jemi gati të përballemi me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në spitale në të gjitha spitalet”, tha kryeministri Naftali Bennet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";