Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari ka bërë me dije se forcat tokësore kanë operuar më thellë në qytetin e Gazës në orët e fundit.
“Focat izraelite po thellojnë presionin mbi qytetin e Gazës”, ku besohet se është bastioni kryesor i Hamasit.
Advertisement
Autoritetet izraelite pretendojnë se kanë vrarë disa komandantë në terren të Hamasit gjatë sulmeve ajrore dhe operacioneve gjatë natës.
Gjithashtu, forcat inxhinierike luftarake po shkatërrojnë çdo tunel që hasin duke përdorur pajisje të ndryshme.
Advertisement