Izraeli ka njoftuar se ka kryer rreth 480 sulme në 48 orët e fundit kundër objektivave strategjike ushtarake në Siri, disa ditë pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad.

“Gjatë 48 orëve të fundit, ushtria izraelite ka goditur shumicën e rezervave të armëve strategjike në Siri, duke i penguar ato të bien në duart e elementëve terroristë,” tha ushtria në një deklaratë, të cituar nga Al Jazeera.

Ndërkohë ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se shkatërruesit e marinës izraelite kryen një “operacion në shkallë të gjerë” kundër flotës siriane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";