Izraeli ka njoftuar se ka kryer rreth 480 sulme në 48 orët e fundit kundër objektivave strategjike ushtarake në Siri, disa ditë pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad.
“Gjatë 48 orëve të fundit, ushtria izraelite ka goditur shumicën e rezervave të armëve strategjike në Siri, duke i penguar ato të bien në duart e elementëve terroristë,” tha ushtria në një deklaratë, të cituar nga Al Jazeera.
Ndërkohë ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se shkatërruesit e marinës izraelite kryen një “operacion në shkallë të gjerë” kundër flotës siriane.
Advertisement