Ministria e Shëndetësisë izraelite ka vendosur të pezullojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid, pasi sipas të dhënave varianti Omicron është më i lehtë se Delta.

Autoritetet shëndetësore në vend konfirmuan pezullimin e dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç dhe për ata me gjendje shëndetësore të brishtë.

Izraeli shënon në këtë mënyrë një hap prapa për sa i përket dozës së katërt të vaksinës kundër Covid, duke nisur nga e diela e 26 dhjetorit.

Rikujtojmë se Izraeli ishte vendi i parë në botë që autorizoi dozën e katërt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";