Izraeli kreu mëngjesin e kësaj të premte një sulm me raketa në të paktën një objekt ushtarak në Iran, sipas ABC News dhe CNN.
Një zyrtar amerikan konfirmoi për ABC News se raketat izraelite goditën Iranin. Izraeli goditi tokën iraniane, tha një zyrtar tjetër për CNN, duke sqaruar se objektivi i sulmit nuk ishte ndonjë objekt bërthamor, me raporte të pakonfirmuara se një sulm izraelit ka ndodhur gjithashtu në Siri dhe Irak.
Ndërkohë zyrtarët iranianë që folën për New York Times bënë fjalë për një sulm në bazën ajrore në Isfahan.
Israel conducted back missile strikes on Iran pic.twitter.com/0dM5cN5XCi #Isfahan #BreakingNews #Iran #Israel
Advertisement— Yusra Kamal (@yusrakamal94) April 19, 2024
Sipas agjencisë së lajmeve FARS të Iranit, shpërthimi është dëgjuar në veriperëndim të qytetit iranian të Isfahanit, ndërsa të njëjtat informacione transmetohen edhe nga Press TV iranian.
Megjithatë, zyrtarët iranianë më vonë pohuan se nuk kishte asnjë goditje në tokë, por përkundrazi se tre objektivat u kapën në qiellin e Iranit. Në të njëjtën kohë, Teherani siguroi se objektet e tij bërthamore janë të sigurta.
Menjëherë pasi u raportuan raketat e supozuara izraelite, senatori i Floridës Marco Rubio publikoi një postim në platfrormën X ku shkruhej “Izraeli ka aftësinë të godasë objektivat brenda Iranit pa hyrë në hapësirën ajrore iraniane”.
Israel has the ability to conduct strikes against targets inside Iran without entering Iranian air space from aircraft over Syrian and Iraqi airspace
— Marco Rubio (@marcorubio) April 19, 2024
Senatori në postimin e tij të dytë informoi se në Isfahani ndodhet baza ajrore e Khatami, e cila ndodhet në verilindje të qytetit.
Menjëherë pas sulmit izraelit, Irani “pastroi” të gjithë hapësirën e tij ajrore dhe i devijoi të gjithë avionët, me shumë mundësi për tu përgatitur për një kundëpërgjigje ndaj Izraelit.
Shpërthimet erdhën pasi Izraeli u zotua t’i përgjigjet sulmit me dron dhe raketa nga Irani të shtunën mbrëma kundër Izraelit.
Më herët, ministri i jashtëm i Iranit u zotua përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Teherani do ta bënte Izraelin të “pendohej” për çdo sulm ndaj Republikës Islamike.
BREAKING: IRAN CLEARS AIRSPACE AFTER ISRAELI STRIKE
Iran has promised an intense and brutal response to any attack on Iranian soil by Israel.
AdvertisementTonight, multiple reports and U.S. officials have confirmed that the IDF has hit a site inside of Iran.
Moments later, Iran cleared… https://t.co/NAdMHqQ4pZ pic.twitter.com/9doY6ZTqOJ
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) April 19, 2024
“Veprimet legjitime të mbrojtjes dhe kundërmasat e Iranit kanë përfunduar, kështu që regjimi terrorist izraelit duhet të ndalojë çdo aventurizëm ushtarak kundër interesave tona,” tha Hossein Amirabdollahian mbi situatën në Lindjen e Mesme.
“Nëse regjimi izraelit përdor forcën dhe shkel sovranitetin tonë kombëtar, Republika Islamike e Iranit nuk do të ngurrojë për asnjë sekondë të rikthejë të drejtat e saj duke u kundërpërgjigjur me vendosmëri dhe mjaftueshëm për ta bërë këtë regjim të pendohet për veprimet e tij”, shtoi ai./vizionplus.tv/