Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë në një sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së vendit në Damask, Siri.

Sipas CNN, komandanti i Forcave iraniane Quds, Mohammed Reza Zahedi ishte në mesin e njerëzve të vrarë në sulm. Ambasadori iranian Hossein Akbari pretendoi se ndërtesa ishte shënjestruar nga raketat izraelite.

Në sulm u vranë ndërmjet pesë dhe shtatë persona. Unë isha në zyrën time në ambasadë në atë kohë dhe vetë isha dëshmitar i shkatërrimit”, tha Akbari.

Media shtetërore siriane gjithashtu raportoi se “një akt agresioni izraelit shënjestroi të hënën pasdite një ndërtesë në lagjen Mezzeh në Damask”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmi shkaktoi “shkatërrim masiv” në ndërtesë si dhe dëmtime në ndërtesat fqinje./vizionplus.tv