Izraeli bombardime në Jemen, hidhen në erë disa depo me karburant në një port të kontrolluar nga rebelët Huthi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli bombardime në Jemen, hidhen në erë disa depo me karburant në një port të kontrolluar nga rebelët Huthi

Aeroplanët luftarakë të izraelit goditën disa zona ushtarake të rebeleve Huthi në një port të Jemenit, duke lënë të vdekur 3 persona dhe të plagosur mbi 80 të tjerë.

Shumica e të lënduarve pësuan djegie të rënda nga zjarri që shpërtheu në depot e naftës dhe një stacion energjie në port. Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi, Huthi grup ushtarak i mbështetur nga Irani goditi Izraelin me dronë me rreze të gjatë në një goditje që vrau një person dhe plagosi katër të tjerë.

Sipas izraelit porti përdorej nga Huthi për të marrë ngarkesa armësh nga Irani.  Autoritetet në telaviv deklaruan se paraprakisht kishin njoftuar aleatët dhe se sulmi u krye me avionë luftarakë F-15.

“Ky sulm vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit vdekjeprurës me dron që vrau një person dhe plagosi disa të tjerë, vetëm njëqind metra larg Konsullatës së SHBA në Tel Aviv. Por agresioni i Houthis shkon përtej atij sulmi të vetëm. Sepse gjatë tetë muajve të fundit, Houthi-t kanë lëshuar qindra raketa balistike dhe drone kundër Izraelit.”

Advertisement

Netanyahu i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë presionin ndaj Teheranit dhe përfaqësuesve të tij në Lindjen e Mesme, në mnyrë që të sigurohen rrugët tregtare ndërkombëtare që kalojnë në rajon.

Këshilli i lartë politik i Huthit tha se do të kishte një përgjgijer efektive për sulmin dhe se nuk do të kursente objektivat jetike të ‘armikut hebre’.

Gjatë natës së kaluar, Izraeli ka kryer sulme edhe në territorin e Libanit.

Ushtria ka bërë të ditur se ka shënjestruar dy objekte të Hezbollahut ku mbaheshin rraketa dhe armë të tjera.

Advertisement

Ngjarjet e dy ditëve të fundit në Lindjen e mesme kanë rikthyer frikën për përhapjen e konfliktit. GJatë javës së ardhshme, kryeminstri izraelit netanjahu do të udhëtojë në SHBA për tu takuar me presidentin Joe Biden, megjithëse ky i fundit akutalisht ndodhet i izoluar fizikisht por edhe politikisht./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy