Ushtria izraelite intensifikoi bombardimet e saj në jug të Gazës gjatë natës, pas një prej ditëve më të përgjakshme për palestinezët që nga fillimi i konfliktit, me më shumë se 700 viktima.

 

Mes shqetësimeve se konflikti Izrael-Hamas do të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme, ushtria izraelite ka njoftuar edhe për sulme ndaj infrastrukturës së ushtrisë siriane si kundërpërgjigje ndaj raketave që vinin nga ky drejtim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve sulmi izraelit vrau 8 ushtarë dhe plagosi 7 të tjerë.

 

Edhe në Bregun Perëndimor përleshjet kanë vazhduar mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në këtë zonë, ku numri total i viktimave ka shkuar në të paktën 103.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria tha gjithashtu se kishte shënjestruar një grup të Hamasit, që përpiqej të hynte në Izrael përmes detit.

 

Ndërkohë forcat tokësore të ushtrinë izraelite vijojnë të qëndrojnë në kufirin me Gazën në pritje të fazës tjetër të luftës, për të cilën nuk ka një afat se kur do të nisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";