Izrael reagon ndaj flamurit në gjysmështizë në ambasadën turke për nder të Haniya

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izrael  reagon ndaj flamurit në gjysmështizë në ambasadën turke për nder të Haniya

Flamuri turk u valëvit në gjysmështizë të premten në ndërtesën e ambasadës së vendit, që ndodhet në Tel Aviv, për të përkujtuar Ditën Përkujtimore të Ismail Haniya të shpallur nga qeveria Erdogan.

Pas kësaj lëvizjeje, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, urdhëroi që të thirret për qortim zëvendësambasadorja turke, duke thënë: “Nëse përfaqësuesit e ambasadës duan të mbajnë zi, le të mbajnë zi në Turqi me Erdoganin, i cili përqafon organizatën terroriste”.

Vihet re se qeveria e Turqisë ka shpallur zi kombëtare për ditën e sotme, ditën kur Haniya është varrosur në një periferi të Dohas./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy