Izrael-Palestinë, rritet tensioni/ Sulmi në xhaminë Al Aksa pasohet me goditje me raketa nga “Hamas”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izrael-Palestinë, rritet tensioni/ Sulmi në xhaminë Al Aksa pasohet me goditje me raketa nga “Hamas”

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur pasi policia izraelite bastisi më dhunë xhamine “Al Aksa” në Jeruzalem, në fillim të kësaj jave.

 

Menjëherë pas aksionit të dhënushëm, Libani sulmoi me një breshëri të madhe raketash Izraelin, ngjarje për të cilën izraelitët fajësuan “Hamasin”.

 

Advertisement

Sot ushtria izraelite njoftoi se ka goditur objektiva të lidhura me grupin militant palestinez, “Hamas”, brenda Libanit dhe në të gjithë rripin e Gazës.

 

Misioni paqeruajtës i OKB në Liban tha se përshkallëzimi i dhunës midis Libanit dhe Izraelit ishte jashtëzakonisht serioz.

 

Advertisement

Edhe SHBA kanë reaguar të shqetësuar për sulmet ndërsa iu kanë bërë thirrje palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy