Një vajzë 16-vjeçare në SHBA u arrestua ndërsa e gjithë shkolla u izolua, pas kundërshtimit të saj për të mbajtur një maskë për fytyrën.
Arrestimi i saj shkaktoi zemërim te konservatorët të cilët e kanë quajtur këtë si shkelje të të drejtave të njeriut. Mediat e huaja raportojnë se 16-vjeçarja Grace Smith u mor nga zyrtarët e shkollës dhe një oficer policie kur ajo doli nga dyert e shkollës së mesme Laramie në Wyoming.
Smith ishte pezulluar dy herë më parë për kundërshtimin e mbajtjes së maskës së fytyrës. Ajo u ndëshkua me 500 dollarë gjobë nga një oficer policie, pastaj u prangos dhe u arrestua kur ajo refuzoi të linte vullnetarisht shkollën.
Ndërsa Smith refuzoi të largohej, një njoftim nga altoparlanti i informoi nxënësit se ‘jemi në izolim, ju lutemi qëndroni në dhomat tuaja’.
Oficeri i arrestimit mund të dëgjohet duke i thënë adoleshentes se bllokimi është faji i saj, por adoleshentja refuzoi të largohej nga ndërtesa derisa e morën me pranga.