Izraeli ju rikthye izolimit për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Kryeministri Benyamin Netanyahu paralajmëroi se bllokimi mund të zgjasë më shumë se një muaj. Ai konfirmoi kështu atë që kishte parashikuar ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein.
Netanyahu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’u binden rregullave.
Advertisement
Ai paralajmëroi se për bizneset që nuk zbatojnë kufizimet mund të hiqet ndihma ekonomike, si masë ndëshkuese. Bllokimi aktual është i vlefshëm deri në datën 11 tetor.
The post Izolimi në Izrael mund të zgjasë më shumë se një muaj appeared first on Vizion Plus.
Advertisement