“Izolimi në Britani përfundon më 2 dhjetor”/ Kryeministri Johnson tregon masat e reja anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Izolimi në Britani përfundon më 2 dhjetor”/ Kryeministri Johnson tregon masat e reja anti-Covid

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson konfirmoi se bllokimi kombëtar në Angli nuk do të zgjatet, por do të përfundojë më 2 dhjetor.

 

Ndërsa bëri me dije planin e ri dimëror të masave kufizuese, Johnson tha se dyqanet, palestrat dhe parukierët do të rihapen, duke respektuar masat kufizuese, ku përfshihet edhe distanca sociale. Këto masa vijnë në një kohë kur shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit deklaruan se vaksina e tyre ofron 90 për qind mbrojtje nga virusi.

 

Advertisement

Po ashtu, sportet me spektatorë do të lejohen, vetëm se me nivele më të ulëta pjesëmarrjeje. Ndërsa pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.

 

“Që prej fillimit të përhapjes së virusit, për herë të parë ne mund të shohim një rrugëdalje nga pandemia.”

 

Advertisement

Sa i përket vaksinës, Boris theksoi qeveria ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit dhe 350 milionë doza të vaksinën në total.

 

“Në të njëjtën kohë, ne do të përdorim testime të shpejta për të identifikuar rastet asimptomatike dhe për të reduktuar transmetimin”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy