Italia do të tentojë sot në mbrëmje të ruaje formën e shkëlqyer që po kalon këtë Euro 2020 edhe pse përballë ka një ekip jo shumë të lehtë në letër si Zvicra.

 

Goleada që të kaltrit kanë zhvilluar në ndeshjen e fundit kunder Turqise tremb jo pak skuadrën e trajnerit Vladimir Petkovic edhe pse ky i fundit pas barazimit ndaj Uellsit duhet të jap gjithcka në rast se kërkon një kualifikim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në letër azzurët janë dukshëm më mirë se Zvicra e udhëhequr nga granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që ka 7 ndeshje pa humbur ndërsa skuadra e Mancinit vjen me rekordin e tyre me te mire historik, me 28 ndeshje pa humbje në arenën ndërkombëtare.

 

Sa i përket formacioneve , në fushë trajnerët nuk do të bëjnë shumë ndryshime nisur dhe nga ndeshja e parë . Mancini do të hedh  në fushë të 11 titullarët që pamë me Turqinë me skemën tradicionale  të tij 4-3-3 .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në katërkëndëshin e portës si gjithmonë  është  shtatlarti Donnarumma , në mbrojtje është katërshja Kileli dhe Bonucin të ndihmuar nga krahët Spinazolan në të majtë dhe në të djathatë në vend të Florenzit me probleme fizike ka vetem nje balotazh mes Di Lorenzos dhe Toloit .

 

Mesfusha është po e njëjta që pamë dhe në ndeshjen e parë me Locatelli, Jorginho dhe Nikolo Barella. Ndërsa sulmi treshja  e golave , Insinje , Imobile dhe Berardi.

Nga ana tjetër Vladimir Petkovic nuk do të bëjë eksperimete me skuadrën edhe pse fitorja tani më është një  detyrim .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Këtë herë ai do të luaj me skemën 3-4-1-2 . Në portë do të jetë Jan Somer , treshja e mbrotjes do të luhet me Niko Elvedi , Fabian Schar dhe Manuel Akanji. Nga krahët do të luajnë po të njëjtit,  Rikardo Rodrigues nga e majta dhe Kevin Mbabu nga e djathta . Mesfusha mban emrat e Granit Xhakës dhe Denis Zakaria  ndërsa përpara tyre pritet të jetë Xherdan Shaqiri. Ndërsa sulmi do i besohet Seferovic dhe Embolo.

 

Ndeshja do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin Olimpiko të Romës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";