Italia shton kufizimet për festat/ Conte: Të eliminojmë një valë të tretë të pandemisë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia shton kufizimet për festat/ Conte: Të eliminojmë një valë të tretë të pandemisë!

Italia fqinje ka vendosur një regjim të ri të masave që do të zbatohen gjatë festave të fundvitit ndërsa shkollat do të vijojnë aktivitetin në klasa nga data 7 janar.

 

Kryeministri Xhuzepe Konte në një konferencë për shtyp nënvizoi se nuk është koha e duhur për të humbur vigjilencën pasi në të kundërt rrezikohet një valë e tretë e pandemisë.

 

Advertisement

“Nuk mund ta hedhim poshtë të gjithë puën e bërë deri më tani. Duhet të eleminojmë rrezikun e një vale të tretë e cila mund të mbërrijë në janar, dhe mund të jetë jo më pak serioze se e para apo e dyta. Për këtë arsye jemi të detyruar të shtrëngojmë masat dhe të jemi më të kujdesshëm gjatë festave”, tha Conte.

 

Sipas dekretit të ri, Italia ndalon udhëtimin midis rajoneve nga data 21 dhjetor deri më 6 janar, po ashtu do të vendoset një fashë orare që ndalon qarkullimin nga ora 10 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

 

Advertisement

Restorantet mund të hapen në disa rajone deri në orën 18:00, por lejohen vetëm shërbimet me vete në pjesë të tjera të vendit. Pistat e skive do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar ndërsa do të ketë përjashtime të udhëtimit për punë, arsye mjekësore ose emergjente.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy