Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka shënuar një rritje të numrit të viktimave. Ministria e Shëndetësisë atje raportoi se këtë të shtinë janë regjistruar 24 viktima, nga 10 që ishin një ditë më parë. Një shifër kaq e lartë viktimash nuk ishte regjistruar që prej 7 korriku, kur humbën jetën 30 pacientë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 35,692, ndërsa ai i të infektuarve ka arrtur në 296,569.

Ndërkohë, shtatë pacientë të tjerë kanë hyrë në kujdes intensiv në 24 orët e fundit.

Lombardia është rajoni me numrin më të lartë të viktimave, ku 9 qytetarë ndërruan jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Italia shënon sot numrin më të lartë të viktimave nga Covid që prej korrikut appeared first on Vizion Plus.