Italia vazhdon të regjistrojë viktima dhe të infektuar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 71 viktima dhe 202 raste pozitive me COVID-19. Sot u shënuan 8 viktima më pak, pasi dje u raportuan 79 të vdekur.

Numri i viktimave ka rritur deri më sot më 34 114 dhe të infektuarit deri më 235763.

Persona të shëruar nga koronavirusi në Itali janë gjithsej deri tani 169 939. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1293 të shëruar më shumë.

Pacientë aktualë aktiv me Covid 19 në Itali janë 31 710. Në strukturat spitalore po kurohen 4320 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë të shtruar 249 pacientë Covid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";