Qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Itali dhe që kthehen nga Spanja, Greqia, Kroacia dhe Malta do t’i nënshtrohen tamponit.

Sipas mediave vendase, urdhri i dhënë nga qeveria është firmosur nga ministri Roberto Speranza.

12 hapësira të posaçme janë vendosur në aeroportin e Fiumicinos, ku mund të testohen deri në 180 njerëz.

Asnjë kontroll për momentin në Bergamo, Milano dhe Napoli, ndersa pasagjerët do të duhet të kryejnë testin për Covid-19, brenda 48 orëve nga kthimi në Itali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Urdhri i Ministrit Roberto Speranza parashikon “detyrimin për t’iu nënshtruar një testi molekular ose antigjenik, që do të kryhet me anë të një tamponi, pas mbërritjes në aeroport, port ose kufi, kur është e mundur, ose brenda 48 orëve nga hyrja në territorin kombëtar, ndersa në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme kanë qëndruar ose kaluar ditët në Kroaci, Greqi, Maltë dhe Spanjë.

Aeroportet romane ishin të parët që u pajisën me hapësira të posaçme për kryerjen e tamponit.

Pasagjerët që sapo kanë mbërritur nga zonat e konsideruara në rrezik, priten në një zonë të rezervuar dhe të izoluar të aeroportit Leonardo da Vinci në Fiumicino, i nënshtrohen tamponit dhe më pas dërgohen në shtëpinë e tyre.

Në Lombardi po punohet gjithashtu për të ngritur stacione pranë aeroporteve Linate dhe Malpensa për të realizuar tampone për ata që kthehen nga Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta, ku pritet të realizohen brenda mesit të javës që vjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht nuk do të kryehet asnjë tampon në aeroportet pulieze, në Bari dhe Brindisi.

Ata që zbarkojnë në Napoli do të duhet të vendosen në izolim në pritje të takimit për të shkuar në qendrat e duhura, ndërsa ata që zbresin në Xhenova duhet të raportojnë veten pranë autoriteteve lokale shëndetësore.

Ata që zbarkojnë në Napoli do të duhet të vendosen në izolim në pritje të takimit për të shkuar në qendrat e posaçme, ndërsa ata që zbresin në Xhenova duhet të raportojnë pranë autoriteteve lokale shëndetësore.

The post Italia ngre qendra në aeroporte për kryerjen e tamponit appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";