Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se gjendja e emergjencës mund të zgjatet deri më 31 dhjetor, duke e konsideruar një vendim të arsyeshëm.
“Gjendja e jashtëzakonshme shërben për të mbajtur nën kontroll virusin. Nuk është vendosur ende diçka zyrtare, por duke se gjërat po shkojnë në këtë drejtim.”
Parashikimet e kryera nga Komitetit Shkencor Teknik ka ndikuar në vendimin për të shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të vitit.
Nga ana tjetër, Matteo Salvini ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Conte, duke thënë se italianët duan t’i kthehen normalitetit.
“Jo faleminderit. Italianët kanë treguar sens të përbashkët. Ata meritojnë besim dhe respekt. Tani ata duan të jetojnë dhe të punojnë. Liria nuk mund të anulohet me dekret.”
The post Italia mund ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 31 dhjetor appeared first on Vizion Plus.