Italia shënon sot bilancin e saj më të ulët qysh nga 28 shkurti, me 6 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19.
Bilanci shënon ulje të konsiderueshme edhe me ditën e djeshme, ku viktimat ishin 22.
Lajm i mirë edhe nga Lombardia, që pas “ hemorragjisë” të muajve të fundit regjistron një viktimë. Të shtruarit në terapi intensive mbeten 96, ndërkohë që 305 janë shëruar.
Advertisement